Kina vendos ekipe satelitore dhe celulare për të luftuar zjarret në pyjet e Sichuan
2024-03-19 14:18:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një telekonferencë mbi parandalimin dhe kontrollin e zjarreve në pyje dhe kullota u mbajt të dielën, pasi një zjarr shpërtheu në pyje të premten në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, autoritetet përkatëse dhanë udhëzime të mëtejshme për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota.

Duke vënë në dukje situatën e rëndë dhe të ndërlikuar në lidhje me parandalimin dhe kontrollin e zjarreve në pyje dhe kullota në Kinë, ministria kërkoi veprim për të ndaluar rreptësisht përdorimin e paligjshëm të zjarrit në natyrë, eliminimin e rreziqeve të fshehura, kryerjen shkencore të shuarjes së zjarrit dhe shmangien e viktimave.

3396 banorë u evakuuan për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas zjarrit në Sichuan. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar. (Fatosi)