BE mbështet ligjin kundër punës së detyruar në zinxhirët e furnizimit
2024-03-19 16:18:40

Flamujt e BE-se (Foto Rtsh)

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një ligj që u kërkon kompanive të sigurojnë që zinxhirët e tyre të furnizimit mos të shkaktojnë dëme mjedisore ose të përdorin punë të detyruar, njofton “BBC”, citon “RTSH”.

Marrëveshja erdhi vetëm pasi u bënë ndryshime thelbësore në tekstin origjinal.

Kritikët argumentojnë se ligji tani është zbehur shumë për të qenë efektiv.

Sipas CSDDD-së, kompanitë evropiane do të duhet të dokumentojnë se produktet që ato importojnë i përmbahen standardeve mjedisore dhe të drejtave të njeriut, të tilla si mospërfshirja e punës së fëmijëve. Atyre do t’u kërkohet gjithashtu të parandalojnë ose minimizojnë dëmet e mundshme dhe të komunikojnë gjetjet e tyre.

Megjithatë, kompromiset e bëra pas disa javësh negociatash mbi drafttekstin nënkuptojnë se do të preken vetëm bizneset e mëdha që kanë 1000 ose më shumë punonjës dhe që kanë një xhiro neto prej të paktën 450 milionë euro.

Propozimi fillestar ishte që ai të prekte kompanitë me 500 punonjës ose më shumë dhe me të ardhura prej 150 milionë euro.

Projektligji duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian për t’u bërë ligj dhe eurodeputetët pritet ta mbështesin atë. (Irma)