Kina uron Mohammed Mustafa-n për zgjedhjen si kryeministri i ri palestinez
2024-03-19 21:16:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas emëroi ditët e fundit Mohammed Mustafa-n si kryeministrin e ri palestinez. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian u shpreh që pala kineze i shpreh urime zotit Mustafa për marrjen e postit të kryeministrit të Palestinës. Çdo çështje që ka lidhje me fatin e popullit palestinez duhet të trajtohet sipas parimit "Palestina të administrohet nga palestinezët" dhe duhet të pasqyrohet plotësisht dëshira e popullit palestinez, vuri në dukje zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne mbështesim Autoritetin Kombëtar Palestinez që të forcojë autoritetin e tij dhe të realizojë kontrollin efektiv në mbarë territoret palestineze, si edhe mbështesim fraksionet e ndryshme palestineze të arrijnë konsensus të brendshëm nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve. Kina është e gatshme që, bashkë me të tëra palët të japë kontribut për zbutjen e tensioneve dhe për rikthimin e çështjes së Palestinës në shinat e duhura të 'zgjidhjes me dy shtete',”theksoi zëdhënësi Lin Jian në një konferencë shtypi Pekin. (Jiang Lei)

Foto nga VCG

Foto nga VCG