Kryediplomati i BE-së: Izraeli pengon hyrjen e ndihmave në Gaza
2024-03-19 17:52:18

Borrell (Foto Atsh)

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, konfirmoi se ka prova se Izraeli pengon hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës, njofton “RTSH”.

Borrell theksoi se Izraeli po përdor urinë si një armë lufte.

“Është uri në Gaza. Qindra mijëra njerëz po vdesin nga uria, mes tyre dhe shumë fëmijë”,- tha Borrell.

Ai theksoi se fluksi i pamjaftueshëm i ndihmave për Gazën nuk është për shkak të mungesës së kapaciteteve të OKB-së, siç pretendon Izraeli, por për shkak të kufizimeve të vendosura nga ky i fundit në pikat kufitare.

“Ka shumë prova që kontrollet në kufi parandalojnë hyrjen e mbështetjes humanitare. Nuk mendoj se Izraeli mund të thotë se po bën gjithçka për të mbështetur mbërritjen e tyre në Gaza”,- deklaroi Borrell. (Fatosi)