Kinë, Zbulohet një fushë naftëmbajtëse në detin Bohai
2024-03-19 16:11:33

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC) njoftoi të hënën zbulimin e një fushe naftëmbajtëse në detin Bohai, me një rezervë të provuar mbi 100 milionë tonë barasvlerës nafte. 

Vlerësohet se fusha mund të prodhojë rreth 110 tonë naftë të papërpunuar në ditë nga një pus i vetëm. Pas vijimit të eksplorimit, vëllimi i vërtetuar i rezervës së Fushës Naftëmbajtëse "Qinhuangdao 27-3" ka arritur në 104 milionë tonë barasvlerës nafte. 

Kjo shënon një zbulim të rëndësishëm në rajonin qendror-verior të detit Bohai pas një dekade.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i degës së Tianjin-it të CNOOC-ut Zhou Jiaxiong tha se fusha naftëmbajtëse ndodhet në një nga zonat kryesore të fazës së hershme të eksplorimit të naftës në detin Bohai. "Ajo përfaqëson një tjetër pikë kulmore në strategjinë e eksplorimit të formacioneve shkëmbore në pjesën e cekët të detit Bohai," u shpreh Zhou. 

Kërkuesit e identifikuan zonën e pasur me naftë e gaz duke përdorur të dhëna të shumta të shpimeve, eksperimenteve dhe studimeve themelore. 

Xu Changgui, zv.kryezyrtari i eksplorimit i CNOOC-ut, tha se Fusha Naftëmbajtëse "Qinhuangdao 27-3" është e gjashta me një vëllim rezerve të provuar mbi 100 milionë tonë në detin Bohai që nga viti 2019.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 "Qinhuangdao 27-3" ndodhet në rajonin qendror-verior të detit Bohai, rreth 200 kilometra në perëndim të Tianjin-it, me thellësi mesatare uji rreth 25 metra.