Xizang i Kinës pati mbi 3.2 milionë turistë në dy muajt e parë
2024-03-19 16:53:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Rajoni Autonom Xizang i Kinës jugperëndimore priti më shumë se 3.2 milionë turistë në dy muajt e parë të vitit, 120.4 për qind më shumë nga një vit më parë, citon “Xinhua” autoritetet lokale.

Krahasuar me vitin e kaluar, sektori i turizmit në rajon pati një rritje të fuqishme prej 159.4 për qind, duke arritur në gati 3.27 miliardë juanë (rreth 460 milionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, bëri të ditur Departamenti rajonal i Kulturës dhe Turizmit.

Këtë vit, Viti i Ri Tibetian përkoi me Festën e Pranverës, ose Vitin e Ri Hënor, ku të dyja festat ishin më 10 shkurt. Gjatë Festës tetëditore të Pranverës, Xizang mirëpriti afërsisht 2.04 milionë vizitorë.

Turizmi dimëror i rajonit ka përfituar nga politikat preferenciale, të tilla si çmimet e ulura të hoteleve dhe hyrja falas në atraksione të shumta turistike, të cilat kishin qenë në fuqi nga nëntori 2023 deri në mes të marsit të këtij viti. Këto masa kanë nxitur rritjen e turizmit vendas gjatë kësaj periudhe. (Fatosi)