Shitjet globale të makinave të pasagjerëve me energji të re pritet të kalojnë 39 milionë deri në vitin 2030
2024-03-19 15:22:49

CFP

CFP

Shitjet globale të makinave të pasagjerëve me energji të re parashikohet të kalojnë 39 milionë njësi deri në vitin 2030, thuhet në një raport të marrë gjatë forumit “Kina EV100 2024”, i përfunduar të dielën në Pekin, njofton “Xinhua”.

Kjo do të shënojë një normë depërtimi prej pothuajse 50 për qind, duke u rritur nga gati 20 për qind në vitin 2023 me shitjet prej mbi 13 milionë njësive, sipas raportit të lëshuar nga “China EV100”, një institut i industrisë së automjeteve me energji të re (NEV) dhe “McKinsey&Co”.

CFP

CFP

Dekada e kaluar ka parë ndryshime të paprecedenta në industrinë globale NEV, veçanërisht në aspektin e peizazhit të tregut, preferencave të konsumatorëve, aftësive teknologjike dhe sistemeve të zinxhirit të furnizimit, thuhet në raportin e titulluar “Gara deri në 2030: Perspektiva mbi Zhvillimin e Industrisë Globale të makinave elektrike”.

Megjithëse shkalla globale e depërtimit të NEV po rritet me shpejtësi, dallimet rajonale në zhvillimin e NEV-ve janë bërë gjithnjë e më të dukshme, vuri në dukje raporti.

Deri në vitin 2030, shkalla e depërtimit të makinave të pasagjerëve me energji të re në Bashkimin Evropian, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijë respektivisht në 65 për qind, mbi 55 për qind dhe mbi 50 për qind, thuhet në raport. Ndërsa në Japoni, Indi, Azi Juglindore dhe Amerikë Latine vlerësohet të arrijë respektivisht në 27 për qind, 10 për qind, 30 për qind dhe 14 për qind.

CFP

CFP

Shkalla e depërtimit të makinave të pasagjerëve me energji të re në Kinës pritet t'i afrohet 70 për qind deri në vitin 2030, me kompanitë kineze të automobilave që ka të ngjarë të renditen në mesin e dhjetë shitësve më të mirë globalë, parashikon raporti. (Fatosi)