Kryediplomati evropian: Rripi i Gazës është kthyer në një varr të hapur
2024-03-19 16:58:50

Borrell (Foto Atsh)

Rripi i Gazës është kthyer në një varr të hapur, pasi ka qenë një burg në qiell të hapur, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, citon “ATSH”.

“Gaza ishte para luftës burgu më i madh në qiell të hapur. Sot ajo është varreza më e madhe e hapur për dhjetëra mijëra njerëz, por edhe për shumë nga parimet më të rëndësishme të së drejtës humanitare”,- tha Borrell, para fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Gaza nuk është më në prag të urisë, por po përballet me një zi buke që prek mijëra njerëz. Është e papranueshme që uria të përdoret si armë lufte”,- theksoi ai. (Irma)