Wang Yi: Kina dhe Zelanda e Re gati për zbatimin e versionit të përditësuar të MTL
2024-03-19 16:38:42

Foto MPJ-ja

Kina është gati të punojë me Zelandën e Re, për të zbatuar aktivisht versionin e përditësuar të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kinë-Zelanda e Re (FTA), tha të hënën Ministri i Jashtëm Kinez Wang Yi. 

Të dy palët duhet të nisin negociatat mbi listën negative të shërbimeve të tregtisë  sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që ta cojnë bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri, tha Wang ndërsa u takua me Ministrin e Tregtisë të Zelandës së Re Todd MekKlei. 

Wang Yi ishte për një vizitë zyrtare në Zelandën e Re dhe në Australi në datat nga 17 deri në 21 mars  

Të dy palët duhet të mbrojnë tregtinë e lirë, ti kundërvihen njëanshmërisë apo favorizimit vetëm të tregut të brendshëm, të ndërtojnë një ekonomi të hapur botërore, dhe të sigurojnë një mjedis të mirë biznesi për kompanitë e të dy vendeve, tha Wang.