Nëntë të ndaluar pas sulmit në stacionin e policisë në Francë
2024-03-19 17:37:49

Policia franceze (Foto Rtsh)

Policia franceze (Foto Rtsh)

Nëntë persona u prangosën në Francë pasi një stacion policor në La Courneuve në rrethinat e kryeqytetit Paris u sulmua në orët e vona të së dielës, pas përplasjeve mes të rinjve dhe forcave të zbatimit të ligjit, njofton “RTSH”.

Incidenti, gjatë të cilit agresorët hodhën fishekzjarrë ndaj objektit policor dhe i vunë zjarrin koshave të plehrave pranë tij, ndodhi pasi javën e shkuar një i ri që po udhëtonte me motoçikletë u qëllua për vdekje pasi nuk ndoqi urdhrin e policisë për të ndaluar.

Kjo ngjarje u ka dhënë shtysë shqetësimeve për sigurinë në Francë, veçanërisht kur po afrojnë Lojërat Olimpike, që do të mbahen në kryeqytet francez duke filluar nga data 26 korrik. 

Në verën e vitit të shkuar, pasi policia qëlloi për vdekje një adoleshente me origjinë nga Afrika e Veriut, pati trazira, ku u vandalizuan edhe disa objekte olimpike në Paris.

E ndërsa kryeqyteti francez po përgatitet për Lojërat, forcat e sigurisë së vendit pritet të kalojnë nën një proces kontrolli deri në 1 milion persona, përfshi atletët dhe banorë të zonës për të parandaluar incidente të mundshme. (Fatosi)