Firmat e huaja janë optimiste për tregun kinez
2024-03-19 15:27:17

CFP

CFP

Grupet e plota prodhuese të Kinës, pozicioni strategjik në rajonin e Azi-Paqësorit dhe marrëveshjet e shumta të tregtisë së lirë me vende të ndryshme, do të mbeten të dobishme për korporatat shumëkombëshe që synojnë të përfitojnë nga mundësitë e rritjes, thanë drejtuesit e biznesit dhe ekspertët, shkruan “China Daily”.

Sipas tyre, Kina, që është partneri më i madh tregtar për më shumë se 120 vende dhe rajone, nuk është vetëm fuqia kryesore e prodhimit në botë, por është bërë gjithashtu një qendër globale për inovacionin, veçanërisht në teknologjinë industriale, shërbimet dixhitale dhe energjinë e gjelbër.

Industritë mbështetëse të vendit të mirëzhvilluara, marrëveshjet e tregtisë së lirë, duke përfshirë Partneritetin Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal dhe FTA Kinë-Kore e Jugut, si dhe rritja e prekshme “Një brez, një rrugë”, kanë lehtësuar kompanitë shumëkombëshe në eksportimin e produkteve të prodhuara në fabrikat e tyre në Kinë në pjesë të tjera të botës. (Fatosi)