Kina shpreh besim në realizmin e rritjes vjetore për 2024
2024-03-19 16:31:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina mund të arrijë objektivin e saj të rritjes vjetore prej rreth 5% për vitin 2024 nëpërmjet shtimit të përpjekjeve, tha të hënën Zëdhënës i Byrosë Kombëtare të Statistikës (NBS)

"Megjithëse mjedisi për zhvillimin ekonomik mbetet kompleks dhe i rëndë, themelet e ekonomisë kineze kanë vazhduar të përmirësohen. Faktorët pozitivë që nxisin rimëkëmbjen ekonomike po shtohen dhe forcohen," u shpreh zëdhënësi i NBS - së, Liu Aihua, gjatë një konferencë për shtyp në lidhje me performancën ekonomike të vendit, në dy muajt e parë të vitit 2024. 

Ekonomia kineze ka një nisje të fortë në janar dhe shkurt, me shumicën e treguesve që mbajnë një impuls të fortë, të cilët kanë vendosur një themel të mirë për rritjen vjetore, deklaroi për shtypin Liu. 

Ajo përmendi faktorë pozitivë të tillë si fluksi më dinamik i njerëzve dhe mallrave, vitaliteti më i madh i tregut dhe rritja e shpejtë e llojeve të reja të konsumit.

Liu pret gjithashtu që politikat mbështetëse të qeverisë, të luajnë një rol të madh në rimëkëmbjen ekonomike, duke përfshirë ripërtëritjen e pajisjeve në shkallë të gjërë, tregtinë e mallrave konsumatore dhe emetimin e bonove të pocasme të thesarit me kohëzgjatje të madhe.