Prirja drejt rimëkëmbjes e ekonomisë kineze
2024-03-19 16:57:12

"Unë besoj se industria kineze e kujdesit shëndetësor do të vazhdojë të rritet me shpejtësi në 5 deri 10 vitet e ardhshme. Si rezultat, kompanitë nga vende të ndryshme po rritin investimet e tyre në këtë fushë." deklaroi kohët e fundit James Stone - Kryetar i Kompanisë së Sigurimeve të Plymouth Rock në Shtetet e Bashkuara, gjatë një interviste për CMG - Grupi Mediatik i Kinës, teksa fliste për ekonominë kineze. 

Kohët e fundit, shumë kompani të huaja janë shprehur se tregu kinez është i pazëvendësueshëm dhe ata janë optimistë rreth impulsit të mirë të zhvillimit të ekonomisë kineze.

Nga vjen kjo "prirje"? Përgjigjen mund të gjeni në publikimin e fundit zyrtar të Kinës, për ecurinë e ekonomisë kombëtare nga janari në shkurt.

Vlera e shtuar e kompanive industriale të mëdha kineze u rrit me 7% në krahasim me një vit më parë; Midis 41 kategorive industriale, 39 industri arritën rritje nga viti në vit në vlerën e shtuar, me një normë rritjeje prej 95.1%; investimet në asetet fikse u rritën me 4.2%  në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; Indeksi i pritur i veprimtarive të prodhimit dhe funksionimit të ndërmarrjeve në shkurt arriti 54.2%, dhe indeksi i pritur i veprimtarive të biznesit të industrisë së shërbimeve arriti 58.1%, të dyja të vendosura në intervalin e begatshëm. Një seri të dhënash tregojnë se bazat e ekonomisë kineze nuk kanë ndryshuar në afatgjatë dhe këtë vit ka arritur "hapjen e qëndrueshme", duke vazhduar prirjen e rimëkëmbjes. 

Duke hyrë më thellë në tregun kinez, do të vihet re se ky "impuls" është kudo. Nga janari në shkurt të këtij viti, shitjet totale të mallrave konsumatore në shoqëri u rritën me 5.5% nga viti në vit, duke pasqyruar përmirësimin e mëtejshëm të nxitjes së konsumit.

Tashmë Kina ka nisur një raund të ri të përditësimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe nxitjes së konsumit të mallrave, nëpërmjet riciklimit të mallrave të vjetra. Sic bëhet me dije, me thellimin e zhvillimit të cilësisë së lartë, përditësimi i elektroshtëpiakeve do të sjellë një treg më të madh, me një shkallë vjetore prej mbi pesë trilionë juanësh. Përveç kësaj, deri në fund të vitit 2023, numri i makinave civile në Kinë arriti në 336 milionë dhe numri i pajisjeve elektroshtëpiake kaloi mbi tre miliardë.