Krijohet qendra për të ofruar shërbime kontinentale për banorët e Tajvanit
2024-03-19 17:10:23

Qendra e parë e shërbimeve detare dhe doganore e Kinës kontinentale për bashkatdhetarët dhe ndërmarrjet nga Tajvani u themelua në Quanzhou, një qytet bregdetar në provincën Fujian të Kinës lindore, për të ofruar shërbime më gjithëpërfshirëse dhe të vëmendshme për banorët dhe kompanitë e Tajvanit, njofton “China Daily”.

Qendra ofron një sërë shërbimesh të centralizuara për bashkatdhetarët dhe ndërmarrjet e Tajvanit, duke u fokusuar në emërimet e shërbimit qeveritar, ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve që përfshijnë ndërmarrjet e Tajvanit dhe konsultimin në rrugën e transportit të pasagjerëve dhe mallrave “Mini Three Links”.

“Mini Three Links” i referohet tregtisë, transportit dhe shërbimeve postare në shkallë të vogël midis provincës Fujian dhe ishujve Kinmen dhe Matsu.

Qendra do të zgjerojë vazhdimisht projektet dhe qëllimet e saj të shërbimit, si dhe do të ofrojë garanci më gjithëpërfshirëse dhe shërbime më të mira për bashkatdhetarët e Tajvanit që investojnë, bëjnë biznes, punojnë, jetojnë dhe studiojnë në qytet, sipas nevojave të tyre aktuale.

Qendra do të jetë në gjendje t'u sigurojë banorëve dhe kompanive të Tajvanit informacion dhe kanale më të dobishme për të zgjidhur problemet e tyre kur më shumë departamente dhe njësi qeveritare të vendosen në qendër në muajt në vijim.

Qendra ofron lehtësira të ndryshme si çaj, kafe, karikim celular dhe Wi-Fi. (Fatosi)