Shkencëtarët kinezë projektojnë pajisje për të prodhuar hidrogjen nga burime të rinovueshme
2024-03-19 17:41:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një ekip shkencëtarësh kinezë zhvilluan një strategji që përdor energjinë midis ujit të detit dhe ujit të ëmbël për të gjeneruar në mënyrë efikase hidrogjenin të gjelbër, njofton “Xinhua”.

Hidrogjeni, një energji e pastër, është shfaqur si një zgjidhje premtuese për të reduktuar emetimet e karbonit në sektorin e energjisë dhe për të ecur drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Mbështetja e industrive kufitare si energjia e hidrogjenit u përshkrua në raportin e punës së qeverisë së vendit këtë vit.

Studiuesit nga Universiteti Fudan krijuan së bashku një membranë dhe elektrodë të shkëmbimit të joneve me performancë të lartë, të instaluara në grykëderdhjet për të mbledhur energji osmotike dhe për të nxitur prodhimin e hidrogjenit.

Pajisja e integruar demonstron një shkallë të qëndrueshme dhe të shpejtë të evolucionit alkalik të hidrogjenit për më shumë se 12 ditë nën gradientin artificial të kripës, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature Sustainability”.

Studimi paraqet një rrugë të qëndrueshme për prodhimin e hidrogjenit përmes burimeve të rinovueshme, thanë studiuesit. (Fatosi)