UNICEF: Mbi 13 mijë fëmijë të vrarë në Gaza pas ofensivës së Izraelit
2024-03-19 17:03:01

CFP

CFP

Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, njoftoi se mbi 13 mijë fëmijë kanë gjetur vdekjen në Gaza dhe shumë të tjerë vazhdojnë të vuajnë nga kequshqyerja, njofton “RTSH”.

“Mijëra të tjerë janë plagosur dhe nuk e përcaktojmë dot se ku ndodhen. Mund të kenë mbetur nën rrënoja. Nuk kemi parë një bilanc të tillë vdekjesh mes fëmijëve në thuajse asnjë konflikt tjetër në botë”,- deklaroi drejtuesja ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

Kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit nuk kanë munguar për bilancin e luftës që nisi tetorin e kaluar, për krizën e urisë në Gaza dhe akuzat se po bllokon ndihmat ushqimore në vend.

Që prej fillimit të ofensivës ndaj militantëve të Hamasit, gati e gjithë popullsia prej 2.3 milionë banorësh në Gaza janë zhvendosur nga vendbanimet. Mbi 31 mijë kanë mbetur të vdekur nga bombardimet prej ajrit.

CFP

CFP

Izraeli i ka mohuar akuzat për gjenocid dhe bën të ditur se po kundërvepron ndaj sulmit të 7 tetorit, kur Hamasi kaloi me forcë kufirin dhe ekzekutoi 1200 izraelitë, duke marrë edhe pengje.  (Fatosi)

CFP