Inspektimi i Xi Jinping-ut në qytetin Chang Sha të provincës Hunan
2024-03-19 16:41:35

Pasditen e 18 marsit, Presidenti i Kinës Jinping vizitoi qytetin Chang Sha të provincës Hunan, ku inspektoi përkatësisht Kolegjin e Parë Normal të Hunan-it dhe Kompaninë e Baterive BASF&Shanshan, për tu njohur me situatën e mësimit në kolegj, zhvillimin e kompanisë me forcat e reja prodhuese dhe zgjerimin e hapjes drejt nivelit të lartë.

Xinhua

Xinhua

Kolegji i Parë Normal i Hunan-it ishte Akademia Chengnan e krijuar nga Zhang Shi, filozof kinez në Dinasinën e Jugut  (1127—1279 pas erës sonë). Ky kolegj ka një histori të gjatë dhe është një ndër djepet e arsimit modern të mësuesve në Kinë.

Kompania e Baterive BASF&Shanshan është një sipërmarrje me investime të përbashkëta të kompanisë kimike gjermane BASF dhe kompanisë ShanShan, një ndër 500 kompanitë më të mira kineze. Kjo kompani e lindur në vitin 2021, ka ndërtuar një unazë të mbyllur biznesi e cila mbulon që nga lëndët e para, deri në riciklimin e mbeturinave të baterive. Me një sistem të plotë kërkimi e zhvillimi, kjo kompani do të ketë një ardhme të mirë të vazhdueshme. (Xu Guang)

Xinhua

Xinhua