Situata e punësimit në Kinë, përgjithësisht e qëndrueshme në periudhën janar-shkurt
2024-03-19 17:38:26

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shkalla e papunësisë në zonat urbane në Kinë ishte gati 5.3 për qind në dy muajt e parë të vitit, treguan të hënën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), njofton “Xinhua”.

Sipas Statistikave, situata e punësimit në Kinë ishte përgjithësisht e qëndrueshme gjatë kësaj periudhe.

Në janar, shkalla e papunësisë e anketuar në zonat urbane të vendit arriti në 5.2 për qind.

Në shkurt, norma arriti në 5.3 për qind, 0.1 pikë përqindje më e lartë nga janari për shkak të ndikimit të festës së Vitit të Ri Kinez, i cili është në përputhje me trajektoren sezonale të tregut të punës, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësja e NBS-së, Liu Aihua.

Ajo theksoi përmirësimin e situatës së punësimit në qytetet e mëdha dhe stabilitetin e tregut të punës për punëtorët migrues ruralë.

Kina synon që gjatë këtij viti të krijojë mbi 12 milionë vende pune në zonat urbane dhe të mbajë shkallën e papunësisë urbane në rreth 5.5 për qind.

Faktorët e favorshëm për punësim të qëndrueshëm po grumbullohen për fazën tjetër, tha Liu, duke theksuar rritjen e mundësive të punësimit në industritë në zhvillim dhe forcimin e mbështetjes së politikave për nxitjen e punësimit.

Duke vënë në dukje se ka edhe probleme strukturore në tregun e punës, ajo tha se duhen ende përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha anët për të ruajtur stabilitetin e punësimit. (Fatosi)