Xi i dërgon mesazh urimi Putinit për rizgjedhjen
2024-03-18 18:48:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh Vladimir Putinit, duke i shprehur urime për rizgjedhjen si president i Rusisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Xi vuri në dukje që, vitet e fundit, populli rus në mënyrë të bashkuar ka mposhtur sfidat, duke ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e mëkëmbjes dhe zhvillimit të vendit. "Rizgjedhja juaj tregon plotësisht mbështetjen e popullit rus për ju. Besoj që, nën udhëheqjen tuaj, Rusia patjetër do të shënojë arritje më të mëdha në zhvillimin kombëtar. Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe është e gatshme të ruajë lidhjet e ngushta me Rusinë dhe të nxitë partneritetin e gjithanshëm strategjik në epokën e re të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme, të shëndetshme, të qëndrueshme e të thellë, duke sjellë përfitime për dy vendet dhe dy popujt," u shpreh Xi. (Jiang Lei)

Foto nga VCG

Foto nga VCG