Shangai do të presë javën e modës
2024-03-18 18:00:43

Java e modës Vjeshtë/Dimër 2024 në Shangai do të nisë më 25 mars. Shtëpia vendase e modës Le Fame do të mbajë shfaqjen e hapjes në Xintiandi. 

Duke u fokusuar në tema të njohura, si stili i ri kinez, mbrojtja e mjedisit dhe sportet, sezoni i ardhshëm synon të bëhet një qendër që lidh entitete dhe marka të ndryshme pjesëmarrëse, për të gjeneruar vitalitetin e ri. 

(Foto nga China Daily)

Një seri produktesh dhe punimesh të reja do të prezantohen gjatë javës, duke përfshirë të shumëpriturin COMME MOI , të themeluar nga supermodelja Lyu Yan, si edhe përfaqësuesit e markave të njohura vendase të dizajnit si JUDYHUA. Gjithashtu do të bëjë debutimin e saj edhe marka e stilistit më të avancuar Louis Shengtao Chen si edhe marka e pavarur XIAOLI. 

Për më tepër, LABELHOOD një platformë e inkubacionit të stilistëve, në këtë sezon fton 16 stilistë të rinj që të bashkë-publikojnë koleksionin e tyrei. Sezoni i porosive të javës së modës, do të mbulojë pesë zonat qendrore urbane të Changning, Huangpu, Jing'an, Xuhui dhe Pudong. 

Përveç publikimeve dhe porosive tradicionale, Java e modës në Shangai lidh në mënyrë aktive rrjedhën e sipërme dhe të poshtme të industrisë, duke promovuar praktika të qëndrueshme inovacioni përmes forumeve dhe ekspozitave. 

Përveç kësaj, platforma e tregtisë elektronike të modës Mytheresa do të bashkëlançojë një ekspozitë ekskluzive me markën franceze të shtëpisë së modës Courrèges më 26 mars në Fotografiska. Në këtë ekspozitë do të dalë gjithashtu dhe Koleksioni i ri ekskluziv i Courrèges dhe Mytheresa.(Ziqi/Elona)