Putini: Marrëdhëniet Rusi-Kinë, faktor stabilizues në arenën ndërkombëtare
2024-03-18 20:52:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Kinës janë faktor stabilizues në rajonin e Eurazisë, tha presidenti rus Vladimir Putin të hënën në përgjigje të pyetjeve nga një reporter i agjencisë "Xinhua".


Në një konferencë shtypi pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Putini tha se marrëdhëniet mes Rusisë e Kinës kanë pasur një zhvillim të mirë gjatë dy dekadave të fundit. "Ato janë shumë të qëndrueshme dhe e plotësojnë njëra-tjetrën," theksoi ai.


"Gjëja më e rëndësishme është përkimi i interesave kombëtarë. Kjo krijon një atmosferë shumë të mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare," theksoi presidenti rus.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas tij, Kina është shumë aktive në arenën ndërkombëtare dhe po arrin sukses të madh. "Ajo ka shumë miq anembanë botës," shtoi ai.


Putini shprehu besim se marrëdhëniet e bashkëpunimit dypalësh do të vazhdojnë të forcohen në vitet e ardhshme.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Jam i sigurt që në vitet e ardhshme jo vetëm që do të forcojmë marrëdhëniet tona, por edhe do të arrijmë suksese të përbashkëta për të mirën e popullit kinez dhe popullit rus," vuri në dukje ai.