Sektori i shërbimit ekspres të Kinës pati rritje dyshifrore në janar-shkurt
2024-03-18 14:39:07

Foto nga VCG

Sektori i dërgesa në Kinë pati rritje të ndjeshme gjatë periudhës janar-shkurt, thuhet në indeksin e industrisë të publikuar nga Zyra Shtetërore e Postës, njofton “Xinhua”.

Sipas Postës, indeksi i zhvillimit të shërbimit ekspres ishte 329.6 në dy muajt e parë të vitit, 26.7 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nënindeksi për shkallën e zhvillimit u rrit me 29.8 për qind në baza vjetore në 407.1, pjesërisht për shkak të kërkesës së lartë për dërgesa gjatë Festës së Pranverës.

Të dhënat treguan se nënindeksi për cilësinë e shërbimit u rrit me 39.4 për qind nga një vit më parë dhe nënindeksi i kapaciteteve zhvillimore u rrit me 7.1 për qind në baza vjetore.

Indeksi është përpiluar bazuar në të dhënat nga firmat kryesore të logjistikës që operojnë shërbimet e dërgesave. Ai pasqyron aktivitetet dhe tendencat e përgjithshme të biznesit në këtë sektor. (Fatosi)