Pekini zbulon klinikën e specializuar për pacientët me sëmundje të rralla
2024-03-18 11:41:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një klinikë e përshtatur për pacientët me sëmundje të rralla u inaugurua në Pekin. Klinika ofron një sërë shërbimesh, nga diagnoza dhe trajtimi deri te planet e specializuara dietike dhe rehabilitimi, njofton “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Klinika, e para për Pekinin, u krijua nëpërmjet bashkëpunimit me Aleancën Kineze për Sëmundjet e Rralla, duke shfrytëzuar burimet dhe ekspertizën e aleancës për të rritur aksesin ndaj shërbimeve për individët me kushte të rralla.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aktualisht, klinika funksionon me një ekip prej 16 ekspertësh mjekësorë nga spitalet kryesore në të gjithë Kinën, duke përfshirë Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Pekinit Union, Spitalin e Fëmijëve të Pekinit dhe Spitalin e Miqësisë Kinë-Japoni.

Sëmundjet e rralla që prekin një pjesë të vogël të popullsisë kanë marrë vëmendje në rritje. Aktualisht, lista kombëtare e sigurimeve mjekësore të Kinës përfshin mbi 80 ilaçe për sëmundje të rralla, nga të cilat përfitojnë mbi 20 milionë individë të prekur në të gjithë vendin. (Fatosi)