Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një agjent imunoterapeutik për kancerin e zorrës së trashë
2024-03-18 11:20:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një agjent imunoterapeutik të ri për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë, sipas një artikulli të botuar në revistën akademike “ACS Nano”, njofton “CGTN”.

Në eksperimentet e kafshëve, agjenti, pas hyrjes së suksesshme në qelizat e tumorit, mund të përmirësojë funksionin e efektit të qelizave T për të vrarë qelizat e tumorit dhe për të shtypur rritjen e tumorit të zorrës së trashë, tha Lu Chunwan nga Shkolla e Shkencave të Jetës në Universitetin Tianjin, një nga autorët e artikullit.

Agjenti mund të rrisë imunogjenitetin e tumorit dhe të pengojë rritjen e tumorit të zorrës së trashë, pa asnjë ndikim të rëndësishëm në qelizat normale, shtoi Lu.

Kanceri i zorrës së trashë përbën një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut.

Ndër terapitë e ndryshme, imunoterapia konsiderohet si një nga drejtimet më premtuese të trajtimit. (Fatosi)