Zëdhënësja: Kina i ka kushtet për të arritur objektivin e rritjes vjetore
2024-03-18 18:43:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina i ka kushtet për të arritur objektivin e vet të rritjes për këtë vit prej rreth 5 %, me forcimin e përpjekjeve, tha një zëdhënëse e Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS) të hënën.


Ndonëse mjedisi për zhvillimin ekonomik mbetet i rëndë dhe i ndëlikuar, bazat e ekonomisë kineze kanë vijuar të përmirësohen dhe faktorët nxitës të mëkëmbjes ekonomike po shtohen e forcohen, theksoi zëdhënësja e NBS-së Liu Aihua në një konferencë shtypi për paraqitjen e ekonomisë kineze në dy muajt e parë të vitit 2024.


Ekonomia kineze pati një fillim të mirë në janar dhe shkurt, me shumicën e treguesve që kanë ruajtur prirjen e mirë, çka ka hedhur themele të shëndosha për rritjen mbarëvjetore, i tha Liu medies.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ajo përmendi si faktorë pozitivë qarkullimin më dinamik të faktorëve ekonomikë si njerëzit dhe mallrat, gjallërinë më të madhe të tregut dhe rritjen e shpejtë të llojeve të reja të konsumit.


Liu po ashtu pret që politikat mbështetëse të qeverisë të luajnë një rol më të madh në mëkëmbjen ekonomike, duke përfshirë rinovimin në shkallë të gjerë të pajisjeve, shkëmbimin e mallrave të konsumit dhe nxjerrjen e bonove të posaçme të thesarit për një periudhë ultra të gjatë.


Megjithatë, ajo theksoi që, me shtimin e faktorëve të pasigurt e të paqëndrueshëm të jashtëm, si edhe me problemet e brendshme, si mungesa e kërkesës efektive, themelet e mëkëmbjes ekonomike duhet të forcohen.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nevojitet vrojtimi i prirjes së ekonomisë në pjesën tjetër të vitit dhe përmirësimi i mëtejshëm i zbatimit të politikave, shtoi ajo.