Xizang-u i Kinës priti mbi 3.2 milionë turistë në dy muajt e parë
2024-03-18 20:50:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rajoni Autonom i Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore priti më shumë se 3.2 milionë turistë në dy muajt e parë të këtij viti, 120.4 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme, sipas autoriteteve vendore.


Krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, sektori rajonal i turizmit pati një rritje të fortë prej 159.4 %, me 3.27 miliardë juanë (afro 460 milionë dollarë) të ardhura gjatë kësaj periudhe, sipas departamentit të kulturës dhe turizmit të rajonit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sivjet, Viti i Ri Tibetan përkoi me Festën e Pranverës, më 10 shkurt. Gjatë pushimeve tetëditore të Festës së Pranverës, Xizang-u mirëpriti rreth 2.04 milionë vizitorë.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Turizmi dimëror i rajonit ka përfituar nga politikat preferenciale, si ulja e çmimeve të hoteleve dhe vizitat falas në shumë pika turistike, që nga nëntori 2023 deri në mes të marsit të sivjetshëm. Këto masa e kanë shtuar ndjeshëm turizmin vendor gjatë kësaj periudhe.