Akullthyesi i parë polar i Kinës do të vizitojë HKSAR në prill
2024-03-18 10:50:17

Foto nga VCG

Akullthyesi i parë polar i Kinës “Xuelong 2”, ose “Snow Dragon 2”, pritet të përshëndetet nga fansat në rajonin e posaçëm administrativ të Hong Kongut (HKSAR) muajin e ardhshëm, njoftoi organizatori i eventit, bën të ditur “Xinhua”.

Anija do të mbërrijë në Hong Kong për herë të parë më 8 prill për një vizitë pesëditore, e shoqëruar nga shumë shkencëtarë të nivelit të lartë, duke përfshirë udhëheqësin e ekipit të ekspeditës së 40-të të vendit në Antarktidë, tha Ho Kin-chung, kryetar i komitetit ekzekutiv të eventit.

Akullthyesi do të jetë i hapur për vizita publike pa pagesë midis 9 dhe 12 prillit, tha ai.

“Xuelong 2” është në gjendje të kryejë kërkime shkencore në zona me densitet të lartë akulli dhe të mbledhë të dhëna mbi hidrologjinë, kiminë si dhe ekologjinë.

Anija bëri udhëtimin e saj të parë në Antarktik në vitin 2019 në ekspeditën e 36-të të vendit në Antarktik. (Fatosi)