MPJ-ja: Fjalët e ambasadorit amerikan shkelin frymën e takimit të San-Franciskos
2024-03-18 21:12:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lidhur me fjalët negative nga ambasadori amerikan në Kinë, zëdhënësi i MPJ-së kineze Lin Jian vuri në dukje në një konferencë për shtypin të zhvilluar në Pekin se fjalët përkatëse janë një largim nga konsensusi i rëndësishëm i arritur nga krerët shtetërorë në San-Francisko, shkelin frymën e takimit në San-Francisko, nuk janë në të mirë të zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe nuk përshtaten me rrugën e drejtë të trajtimit të ndërsjellë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Kina gjithmonë është e mendimit që marrëdhëniet kino-amerikane nuk janë një lojë kur fituesi merr gjithçka. Ne kundërshtojmë që të përcaktohen marrëdhëniet Kinë-ShBA mbi bazën e konkurrimit, kundërshtojmë përbaltjen ndaj Kinës dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës me shfrytëzimin e të drejtave të njeriut dhe të konceptit të vlerave, si edhe kundërshtojmë që ShBA-ja të kufizojë të drejtën e zhvillimit të Kinës nën petkun e konkurrencës. Kina gjithmonë i trajton marrëdhëniet kino-amerikane sipas parimeve të paraqitura nga kryetari Xi Jinping të respektit, bashkëjetesës paqësore e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Shpresojmë që ShBA-ja dhe Kina të ecin në të njëjtin drejtim, të zbatojnë mirë konsensusin dhe vizionet e rëndësishme të arritura nga dy krerët e shtetit në San-Francisko dhe të nxitin zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe,” u shpreh zëdhënësi Lin Jian. (Jiang Lei)

Foto nga VCG

Foto nga VCG