Vlera e fondeve të ofruara private të Kinës, 20.28 trilionë juanë deri në fund të shkurtit
2024-03-18 11:47:44

Foto nga VCG

Të dhënat industriale treguan se vlera e fondeve të ofruara private të Kinës ishte 20.28 trilionë juanë (2.86 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të shkurtit, nga 20.33 trilionë juanë në fund të janarit, njofton “Xinhua”.

Sipas Shoqatës së Menaxhimit të Aseteve të Kinës, numri i menaxherëve të fondeve private ishte 21.151 në fund të shkurtit, nga 21.594 në fund të janarit.

Numri i fondeve të regjistruara të ofruara private ishte 153.288 në fund të shkurtit, nga 153.756 në fund të janarit.

E themeluar në vitin 2012, shoqata është një organizatë vetërregulluese që përfaqëson industrinë e fondeve të përbashkëta të Kinës. (Fatosi)