Kina përgatitet të lëshojë satelitin Queqiao-2
2024-03-18 14:22:13

Foto nga Xinhua

Kombinimi i satelitit Queqiao-2 dhe raketës transportuese Long March-8 Y3 u transferua të dielën në zonën e nisjes në Qendrën e Lançimit Hapësinor Wenchang, në provincën Hainan të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës (CNSA), sateliti parashikohet të lëshohet në një kohë të përshtatshme brenda ditëve të ardhshme.

CNSA-ja bëri të ditur se kontrolli i raketës, puna e përbashkët e testimit dhe mbushja e shtytësit do të kryhen përpara nisjes.

Queqiao-2, ose Magpie Bridge-2, do të shërbejë si një platformë përcjellëse për fazën e katërt të programit të eksplorimit hënor të Kinës, duke ofruar shërbime komunikimi për misionet Chang'e-4, Chang'e-6, Chang'e-7 dhe Chang'e-8.  (Fatosi)