Kina publikon udhëzuesin e përdorimit të juanit digjital për të optimizuar pagesën me celular nga të huajt
2024-03-18 20:58:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka qendrore e Kinës lëshoi një udhëzues përdorimi të e-CNY (juani digjital) të hënën, masa më e fundit që ka si qëllim të lehtësojë pagesën e lëvizshme prej të huajve.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përdoruesit e celularëve mund të kërkojnë për "e-CNY" në "dyqanin e aplikacioneve" ose në "Google Play" për të shkarkuar dhe instaluar aplikacionin e juanit digjital dhe të shtypin "Regjistrohu" që të hapin një llogari, sipas një deklarate në dy gjuhë nga Banka Popullore e Kinës.


Pastaj duhet klikuar "Hap/Shto kuleta e-CNY" dhe të përzgjidhet ndonjëoperator i autorizuar që mundëson shërbime ndërkombëtare për të plotësuar procesin e regjistrimit dhe për të nisur përdorimin e kuletës a kuletave e-CNY, shpjegohet në deklaratë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kuleta "e-CNY" mund të regjistrohet duke përdorur numra celulari nga mbi 210 vende e rajone, sipas deklaratës së bankës qendrore.