Kina, partnere kryesore në zhvillimin industrial të Angolës
2024-03-18 13:07:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas zyrtarëve angolas, bashkëpunimi me Kinën është një kusht vendimtar për procesin e industrializimit të Angolës.

Presidenti i Angolës Joao Lourenco, i cili vizitoi Kinën nga 14 deri më 17 mars, vlerësoi rolin e Kinës në zhvillimin e vendit të tij. "Mbështetja e Kinës dhe bashkëpunimi me Kinën kanë promovuar ndjeshëm ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të Angolës, duke krijuar një shembull të mirë të bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë," tha ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë vizitës u nënshkruan disa marrëveshjeve dypalëshe bashkëpunimi që mbulojnë fusha të tilla si investimet, tregtia, bujqësia dhe zhvillimi i gjelbër.

Duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kinës, ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Angolës, Rui Miguens de Oliveira, theksoi kontributet e Kinës. "Prania e Kinës dhe bashkëpunimi me Kinën kanë qenë vendimtare për rinisjen e zhvillimit tonë industrial," tha ai. Ministri vuri në dukje gjithashtu se kompanitë kineze dhe burimet financiare kineze kishin rol kyç në rindërtimin e urave, rrugëve, rrjeteve të energjisë dhe sistemeve të ujit, të gjitha shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, e veçanërisht për rritjen industriale të Angolës.