Ministri: Kina zbaton politika fiskale proaktive për të mbështetur ekonominë
2024-03-18 10:47:16

Lan Fo'an (Foto nga VCG)

Ministri kinez i financave Lan Fo'an, në një shkrim të botuar të shtunën e shkuar, nënvizoi rëndësinë e një politike proaktive fiskale, për përforcimin dhe përmirësimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Lan theksoi angazhimin e ministrisë për zbatimin e shpirtit të Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike dhe rregullimet specifike të Raportit të Punës së Qeverisë.

Duke e vënë theksin tek udhëzimet e Konferencës Qendrore Ekonomike të Punës, Lan nënvizoi nevojën për zbatimin e vazhdueshëm të një politike fiskale proaktive.

Ai këmbënguli në rritjen e intensitetit të shpenzimeve fiskale. Këtë vit Kina ka vendosur një nivel kuote për bonot e reja të posaçme të qeverisë lokale në 3.9 trilionë juanë (550 miliard dollarë). 

Gjithashtu ka zgjeruar fushën e dhënies të bonove të posaçme, si edhe të përdorimit të fondeve të kapitalit të projektit.

Lan vuri në dukje, nevojën e një koordinimin më të ngushtë midis politikave fiskale dhe atyre të punësimit, për të zgjeruar mundësitë e punësimit. Qeveria qëndrore do të caktojë 66.7 miliardë juanë subvencione punësimi, për të mbështetur qeveritë lokale në zbatimin e politikave të nxitjes së punësimit. 

Lan shtoi se do të bëhen përpjekje për të nxitur operacione fiskale të qëndrueshme dhe për të arritur zhvillim të vazhdueshëm. (Elona)