Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë në Kinë shënoi rritje në janar-shkurt
2024-03-18 11:17:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë në Kinë shënoi rritje në dy muajt e parë të vitit, bëhet e ditur nga të dhënave nga Aleanca e Inovacionit të Baterive të Automobilave në Kinë, njofton “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë kësaj periudhe, kapaciteti i instaluar i baterive ishte 50.3 gigavat-orë (GWh), një rritje prej 32 për qind nga një vit më parë. Vetëm në shkurt, prodhimi ra me 18.1 për qind nga viti i kaluar në 18 GWh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave, eksportet e baterive rezultuan në 16.3 GWh gjatë periudhës janar-shkurt, me një rënie prej 1.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Sektori i automjeteve me energji të re (NEV) ka ruajtur një vrull të shpejtë rritjeje gjatë dy muajve të parë.

Prodhimi i NEV-ve të vendit arriti në 1.25 milionë njësi, duke u rritur 28.2 për qind krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave treguan se shitjet e NEV-ve u rritën me 29.4 për qind në baza vjetore në 1.21 milionë njësi. (Fatosi)