Liqeni Qinghai do të bëhet park kombëtar
2024-03-17 12:43:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Liqeni Qinghai, liqeni më i madh me ujë të kripur në brendësi të Kinës, do të bëhet park kombëtar, një moment historik në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet, bën të ditur “China Daily”.

Të gjitha detyrat e nevojshme për krijimin e parkut janë përfunduar, tha Wu Xiaojun, guvernator i provincës Qinghai të Kinës Veriperëndimore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wu shtoi se Qinghai ka dëshmuar të jetë një lider në ndërtimin e parkut kombëtar, duke përmendur publikimin e një masterplani për mbrojtjen gjithëpërfshirëse të Parkut Kombëtar Sanjiangyuan vitin e kaluar, si dhe përcaktimin e ardhshëm zyrtar të Parkut Kombëtar të Malit Qilian.

Liqeni Qinghai, i vendosur në pjesën verilindore të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet, është një vend kryesor ndalimi për zogjtë shtegtarë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bazuar në statusin kryesor të liqenit Qinghai për sa i përket sigurisë ekologjike, qeveria lokale ka miratuar një strategji gjithëpërfshirëse për të mbrojtur origjinalitetin, integritetin dhe biodiversitetin e ekosistemit. (Irma)