Shangai do të presë javën e modës
2024-03-17 12:46:30

Foto nga thepaper.cn

Foto nga thepaper.cn

Java e Modës A/W 2024 në Shangai do të nisë më 25 mars me markën lokale të modës “Le Fame”, që do të mbajë shfaqjen e hapjes në Xintiandi.

Foto nga thepaper.cn

Foto nga thepaper.cn

Duke u fokusuar në tema të njohura, si stili i ri kinez, mbrojtja e mjedisit dhe sportet, sezoni i ardhshëm synon të bëhet një qendër që lidh entitete dhe marka të ndryshme pjesëmarrëse, shkruan “China Daily”.

Foto nga thepaper.cn

Foto nga thepaper.cn

Një seri produktesh dhe punimesh të reja do të prezantohen gjatë ngjarjes, duke përfshirë “COMME MOI”e shumëpritur të themeluar nga supermodelja Lyu Yan dhe përfaqësuesit e shquar të markave vendase të dizajnit si JUDYHUA. Louis Shengtao Chen dhe marka e pavarur XIAOLI do të bëjnë gjithashtu debutimin e tyre.

Përveç publikimeve dhe porosive tradicionale, Java e Modës në Shangai promovon praktika të qëndrueshme inovacioni përmes forumeve dhe ekspozitave. (Irma)