Ukraina fillon rrotacionin e trupave në vijën e frontit
2024-03-17 11:03:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ukraina ka nisur rrotacionin e trupave në vijën e parë të konfliktit me Rusinë, njoftoi Oleksandr Syrsky, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Pavarësisht situatës mjaft të vështirë në të gjithë vijën e frontit, ne arritëm të fillojmë procesin e rrotullimeve dhe zëvendësimit të njësive dhe detashmenteve që kanë kryer detyra luftarake në front për një kohë të gjatë”,- shkroi Syrsky në “Facebook”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rrotacioni do të ndihmojë në stabilizimin e situatës në terren dhe do të ketë një efekt pozitiv në gjendjen morale dhe psikologjike të ushtarëve ukrainas, tha Syrsky citon “Xinhua”.

Më vonë këtë muaj, Parlamenti ukrainas pritet të votojë mbi projektligjin që shtrëngon rregullat e mobilizimit në vend.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më herët, autoritetet ukrainase kanë shprehur planet për të mobilizuar nga 450.000 deri në 500.000 njerëz. (Irma)