NATO do të krijojë qendra inovacioni në Finlandë
2024-03-17 12:35:53

Ministri finlandez i Mbrojtjes (Foto Helsinkitimes)

Ministri finlandez i Mbrojtjes (Foto Helsinkitimes)

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) është e vendosur të krijojë një përshpejtues dhe dy qendra testimi për komunikimet dhe teknologjinë kuantike në Finlandë.

Një njoftim për shtyp i publikuar nga qeveria finlandeze thuhet se NATO-ja ka miratuar propozimin e Finlandës për të ngritur objektet. Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjëse për projektin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendra Kërkimore Teknike e Finlandës (VTT) do të krijojë një përshpejtues në Espoo, Finlanda Jugore, në bashkëpunim me Universitetin Aalto dhe Universitetin e Helsinkit.

Përshpejtuesi do të fokusohet në komunikimet e gjeneratës së ardhshme dhe teknologjinë kuantike, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria tha se një qendër testimi do të instalohet në Universitetin e Oulu në Finlandën Veriore, ndërsa tjetra do të jetë në një zyrë të VTT në Otaniemi, Espoo.

Qendra Otaniemi do të përqendrohet në komunikimet e sigurta kibernetike, teknologjitë kuantike dhe teknologjitë hapësinore, ndërsa qendra në Universitetin e Oulu do t'u ofrojë kompanive mundësi për të testuar teknologjitë e rrjetit 6G. (Irma)