Kina do të përmirësojë shërbimet e punësimit për veteranët
2024-03-17 12:52:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Çështjeve të Veteranëve në Kinë publikoi një qarkore mbi një fushatë në lidhje me shërbimet e punësimit për personelin ushtarak të çmobilizuar në vitin 2024.

Sipas qarkores, fushata do të përfshijë masa të tilla si përmirësimi i bashkëpunimit ndërrajonal me burimet cilësore të punësimit të përbashkëta nga lokalitete të ndryshme, për të ndihmuar personelin ushtarak të çmobilizuar të sigurojë punësim, shkruan “Xinhua”.

Po ashtu, do të zhvillohen fushata ekskluzive rekrutimi për industri dhe sektorë të caktuar, duke ofruar poste që kanë kërkesa të larta në treg dhe që do t'u përshtaten veteranëve që kanë aftësi ose përvojë teknike përkatëse.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dokumenti inkurajoi ndërmarrjet lokale të organizojnë fushata rekrutimi për të shfrytëzuar rolin e bizneseve private si kanalet kryesore të punësimit.

Shërbimet e punësimit do të synojnë gjithashtu të diplomuarit nga institucionet e arsimit të lartë të cilët janë gjithashtu personel ushtarak të çmobilizuar, si dhe ata me vështirësi në sigurimin e punësimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qarkorja u kërkoi lokaliteteve që të kryejnë rregullime në përputhje me fushatën, duke u përpjekur gjithashtu të ofrojnë shërbime më të sakta punësimi për veteranët dhe të eksplorojnë qasje më inovative në proces. (Irma)