Linjat e reja direkte lidhin Shangain me Mançesterin dhe Brukselin
2024-03-17 10:56:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shangai do të ketë fluturimin e parë të rregullt direkt për në Mançester, Mbretëri e Bashkuar, me shërbimet e planifikuara të fillojnë më 3 korrik. Kjo linjë e re ajrore, e operuar nga kompania private kineze “Juneyao Airlines”, synon të forcojë strategjinë e biznesit të kompanisë për të shkuar në botë dhe të mundësojë udhëtime më të lehta ndërmjet dy qyteteve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Avioni i linjës njoftoi gjithashtu të premten se do të ketë një fluturim të ri të drejtpërdrejtë për në Bruksel, Belgjikë, duke filluar nga 1 korriku, bën të ditur “China Daily”. 

Sipas planit, fluturimet direkte do të kryhen fillimisht tri herë në javë, me linjën Shangai Pudong-Bruksel çdo të hënë, të premte dhe të diel.

Linja Shangai Pudong-Mançester do të funksionojë çdo të mërkurë, të premte dhe të diel.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me dy fluturimet e reja direkte, “Juneyao Airlines” do të ketë gjashtë linja ndërkontinentale duke arritur në pesë vende evropiane, duke përfshirë Finlandën, Britaninë e Madhe, Belgjikën, Italinë dhe Greqinë. (Irma)