Ministria përshkruan arritjet e burimeve ujore
2024-03-17 12:39:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Forcimi i objekteve të menaxhimit të burimeve ujore nga ana e Kinës në dekadën e fundit ka rritur ndjeshëm aftësinë e vendit për kontrollin e përmbytjeve dhe ka rritur sigurinë e furnizimit me ushqim dhe ujë, deklaroi Liu Weiping, zëvendësministri i Burimeve Ujore.

“Sigurimi i jetës dhe pronës së njerëzve ka qenë gjithmonë përparësia kryesore e ministrisë”,- tha ai në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të mbrojtur më mirë jetën dhe pronën e njerëzve, ministria ka përshpejtuar ndërtimin e rezervuarëve, digave dhe baseneve për të forcuar sistemet e kontrollit të përmbytjeve, tha ai, duke shtuar se ka rritur kapacitetin e rezervuarëve të vendit me 163 miliardë metra kub, citon “China Daily”.

Liu tha se ministria ka marrë gjithashtu masa për të përmirësuar parashikimin dhe përpjekjet e paralajmërimit të hershëm dhe planet e reagimit emergjent.

Falë këtyre përpjekjeve, vendi kontrolloi me sukses një seri përmbytjesh të rënda në pellgjet e tij kryesore lumore. Përqindja mesatare e humbjeve të shkaktuara nga përmbytjet në PBB-në e vendit në dekadën e kaluar ra në 0.24 për qind, nga 0.51 për qind në dekadën e mëparshme, tha ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Liu theksoi se përpjekjet e ministrisë për të promovuar projektet e menaxhimit të burimeve ujore kishin kontribuar ndjeshëm në sigurinë e furnizimit me ushqim dhe ujë. (Irma)