Çështjet e energjisë së re përfshihen në seminarin e Konferencës Konsultative Politike të Kinës
2024-03-17 16:47:51


Zhang Liwen është një profesioniste e mbrojtjes së mjedisit. Gjatë Dy Sesioneve të 2023-it, propozimi i saj mbi “Riciklimin e komponenteve të reja të energjisë” mori vëmendje të rëndësishme nga Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez (KKPPK). Çdo vit, KKPPK-ja merr më shumë se 5 mijë propozime. Nga këto, rreth 70 identifikohen si më kryesoret, 20 prej të cilave përzgjidhen për diskutim të thellë në seminaret e rregullta konsultative të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së. Duke mësuar se propozimi i saj është një nga të përzgjedhurit, Zhang duhet të nisë një periudhë kërkimi intensiv para se ta prezantojë.