Mjekët kinezë vendosën rekord të ri për transplantin e mëlçisë së derrit
2024-03-17 10:52:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mjekët në spitalin Xijing të Universitetit Mjekësor Ushtarak të Forcave Ajrore në Xi'an, provincën Shaanxi, transplantuan me sukses mëlçinë e një derri te një pacient. Deri të enjten, mëlçia kishte funksionuar për mbi 96 orë, duke thyer rekordin e mëparshëm, shkruan “China Daily”.

Pas një operacioni 9-orësh, mjekët transplantuan të gjithë mëlçinë e një derri të modifikuar në një pacient që kishte trurin e vdekur. Gjatë operacionit, mëlçia filloi të sekretonte, sipas llogarisë “WeChat” të universitetit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tao Kaishan, drejtor i departamentit të kirurgjisë hepatologjike të spitalit, tha se mëlçia e transplantuar ka treguar sekretim të shkëlqyer biliar, furnizim me gjak dhe rezultate patologjike, duke tejkaluar pritshmëritë e ekipit.

Dou Kefeng i Akademisë së Shkencave Kineze tha se rasti tregoi se mëlçia e derrit mund të jetë në gjendje të zëvendësojë atë të njeriut.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka rreth 400 milionë pacientë me sëmundje të mëlçisë, me 300.000 deri në 500.000 raste të reja të dështimit të mëlçisë çdo vit. Për dështimin e mëlçisë, transplantimi është e vetmja metodë kurative efektive, por në realitet, shumë njerëz humbasin jetën sepse nuk mund të presin për një donator të mëlçisë, thanë ekspertët. (Irma)