Policia kineze do të shtojë masat kundër shkeljeve të trafikut
2024-03-16 12:04:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Policia kineze do të nisë një operacion sezonal kundër shkeljeve të trafikut, njoftoi të premten Ministria e Sigurisë Publike, citon “Xinhua”.

Fushata do të fokusohet në autobusë, automjete që transportojnë ngarkesa të rrezikshme, kamionë të rëndë dhe minibusë me një minimum prej gjashtë vendesh, thuhet në një njoftim për shtyp të ministrisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimit, Policia do të forcojë goditjen e saj ndaj shkeljeve të tilla si mbingarkesa e pasagjerëve dhe mallrave, lodhja dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, si dhe zënia e paligjshme e korsive të emergjencës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria paralajmëroi publikun për lodhjen nga udhëtimet e gjata dhe u bëri thirrje atyre që të ngasin makinën në përputhje me ligjin dhe të raportojnë çdo aktivitet të paligjshëm. (Irma)