Stoltenberg kërkon më shumë angazhim nga vendet e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën
2024-03-16 11:49:50

Shefi i Natos (Foto Rtsh)

Shefi i Natos (Foto Rtsh)

Ukrainës po i mbarojnë municionet për luftën ndaj Rusisë dhe vendet anëtare të NATO-s nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndihmuar vendin, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë kapacitete për të dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën, por shtoi se është e nevojshme të dëshmojnë se kanë vullnet politik për ta bërë një gjë të tillë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Mbështetja e pashembullt nga aleatët e NATO-s e ndihmoi Ukrainën të ruante pavarësinë e saj. Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje dhe tani. Ukrainasve nuk po u humbet kuraja, por po u mbarojnë municionet”,- deklaroi ai para gazetarëve në selinë e NATO-s, në Bruksel.