Gazetarët portugezë në grevë për herë të parë në 42 vjet për kushte më të mira pune
2024-03-16 11:52:12

Gazetaret ne Portugali (Foto Rtsh)

Gazetaret ne Portugali (Foto Rtsh)

Gazetarët në Portugali u thirrën për të marrë pjesë në një grevë, e para në 42 vjet në vend, për të protestuar ndaj pagave të ulëta dhe pasigurisë në punë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Protesta vjen pasi në fillim të javës një nga grupet kryesore mediatike të vendit, “Global Media”, njoftoi planet për të pushuar nga puna rreth 20 punonjës, duke përfshirë rreth 10 gazetarë, për shkak të situatës së komplikuar financiare, shkruan “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia portugeze e lajmeve publike “Lusa” ka ndaluar transmetimin e lajmeve nga mesnata e të premtes, njoftoi Sindikata e Gazetarëve, e cila bëri thirrjen për grevën.

“Pasiguria në punë dhe pagat e ulëta janë pengesë për të drejtën e qytetarëve për informim”,- thuhet në deklaratën e Sindikatës së Gazetarëve.

Gazetarët kërkojnë kryesisht rritje pagash për të përballuar inflacionin dhe respektimin e ligjit të punës për kompensimin e punës jashtë orarit. (Irma)