Kina: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për Afganistanin nuk pasqyron zhvillimet e fundit
2024-03-16 12:13:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Geng Shuang u shpreh se Kina votoi në favor të projekt-rezolutës për zgjatjen e mandatit të misionit të OKB-së në Afganistan (UNAMA), por kjo votë pro u bazua në mbështetjen e Kinës për punën e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësueses speciale Roza Otunbayeva.

Në të njëjtën kohë, Kina shpreh keqardhjen që projekt-rezoluta nuk arriti të pasqyronte zhvillimet e fundit në Afganistan, ecur në të njëjtin hap me kohën, tha Geng Shuang në shpjegim të votës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas Geng Shuang, dy vite e gjysmë pas tërheqjes së trupave të huaja, gjendja e përgjithshme e brendshme e Afganistanit është e qëndrueshme, me përmirësime si në ekonomi ashtu dhe në jetesën e njerëzve, si dhe me një zgjerim të vazhdueshëm të bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, vendi ende përballet me sfida serioze lidhur me situatën humanitare, zhvillimin ekonomik dhe terrorizmin.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë angazhimin e tij me qeverinë e përkohshme afgane për të siguruar ndihmën humanitare nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, duke ofruar më shumë ndihmë për pastrimin e minave, kultivimin alternativ të kulturave bujqësore, restaurimin  e sistemit bankar, shkrirjen e aseteve të përgjithshme dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të gjithë popullit.” - theksoi Geng.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjithashtu Geng u shpreh se që nga themelimi i saj në vitin 2002, UNAMA në përputhje me ndryshimin e situatave, ka bërë disa rregullime në ciklin e raportimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit.