Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin ndërkombëtar “Libra mes reve: Historia ime e Kinës”
2024-03-16 11:14:29

Viti 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Meqenëse koncepti i ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe nismat “Një brez, një rrugë”, ajo e Zhvillimit, Sigurisë dhe Qytetërimit Global janë përhapur gjerësisht dhe janë rrënjosur thellë në zemrat e njerëzve, Kina me zhvillimin e saj cilësor po sjell mundësi për botën, duke ndërtuar pandërprerë urat e miqësisë mes popujve të të gjitha vendeve. Shkëmbimet ekonomike në rritje dhe raportet njerëzore kanë lënë shumë histori prekëse të lidhjes së ngushtë të Kinës me botën.

Ndoshta ju keni udhëtuar, studiuar, punuar dhe jetuar në Kinë. Ndoshta keni bërë një kërkim të thellë mbi kulturën kineze. Ndoshta ju ose të afërmit dhe miqtë tuaj keni lidhje të veçanta me Kinën... Çdo pjesë e kujtimeve tuaja të bukura në Kinë është një histori interesante për ne dhe çdo pritshmëri të mirë që keni nga Kina, meriton vëmendjen tonë...

Tani, ju ftojmë sinqerisht të merrni pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Libra mes reve: Historia ime e Kinës”, ku mund të na ndani historitë tuaja me ne, të shënoni ato momente të ngrohta, lehtësuese ose frymëzuese. Mund të jenë artikuj, fotografi, video të shkurtra ose postera krijues. Historia juaj do të ketë mundësinë të shfaqet në ekranet e vogla dhe të mëdha të emisionit “China’s public opinion field” të CMG-së.

Nga sot deri në fund të gushtit, presim me padurim pjesëmarrjen tuaj!

Për regjistrim, mund të skani kodin QR ose të dërgoni email në adresën: cctv4zgylc@163.com. (Jiang Lei)