CMG-ja intervistë të posaçme me presidentin e Kongos (Brazzaville)
2024-03-16 12:14:50


Ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Kongos (Brazzaville). Me këtë rast, presidenti Denis Sassou-Nguesso dha një intervistë të posaçme për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) në kryeqytetin e vendit Brazzaville. Gjatë 6 dekadave ai e ka vizituar Kinën plot 16 herë, duke dëshmuar me sytë e tij ndryshimet spektakolare të Kinës. Presidenti Denis Sassou-Nguesso shpreh vetëm respekt për këtë zhvillim të madh.

Ai vlerëson gjithashtu projektet si urën me kabllo në Brazzaville apo Autostradën Kombëtare 1, duke vlerësuar bashkëpunimin në ndërtimin e infrastrukturës mes dy vendeve.  Sipas tij, ndërtimi i përbashkët i nismës “Një brez, një rrugë” ka sjellë mundësi reale për zhvillimin e Afrikës dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve. Duke hedhur poshtë argumentin e ashtuquajtur “neokolonializëm” në Perëndim, presidenti kongolez tha se “kolonizuesi” nuk është aspak Kina, por dikush tjetër.

Në prag të forumit të bashkëpunimit Kinë-Afrikë, ai shpreson që marrëdhëniet mes tyre të ngjiten në një nivel më të lartë. Duke rekomanduar  edhe atraksionet lokale, ai shpreson që në të ardhmen, më shumë turistë kinezë të shkojnë në Kongo (Brazzaville).

(Jiang Lei)