Kinë, regjistrohet rënie e çmimeve të shtëpive
2024-03-16 12:18:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qytetet e mëdha kineze raportuan rënie të çmimeve të shtëpive në shkurt, me rënie më të përmbajtura në baza mujore, treguan të premten të dhënat zyrtare. Në katër qytetet e nivelit të parë, përkatësisht Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen, çmimet e shtëpive të reja u ulën me 0.3 për qind në shkurt nga një muaj më parë, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa, 31 qytete të nivelit të dytë dhe 35 qytete të nivelit të tretë shënuan rënie të çmimit të banesave përkatësisht me 0.3 për qind dhe 0.4 për qind.

Çmimet e shtëpive të përdorura ranë përkatësisht me 0.8 për qind, 0.8 për qind dhe 0.6 për qind nga një muaj më parë në qytetet e nivelit të parë, të dytë dhe të tretë.

Krahasuar me një vit më parë, 70 qytetet e mëdha dhe të mesme në përgjithësi patën rënie të çmimeve për shkak të një baze të lartë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çmimet e banesave të reja në qytetet e nivelit të parë ranë me 1 për qind, dhe ato në qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë u ulën përkatësisht me 1.1 për qind dhe 2.7 për qind.

Për shtëpitë e rishitura, rënia e çmimeve ishte 6.3 për qind në qytetet e nivelit të parë dhe 5.1 për qind për qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë, sipas të dhënave. (Irma)